Categories Lifestyle

Alergjia nga nikeli, mos i fusni në gojë këto ushqime

Sipas të dhënave të Shoqatës Ndërkombëtare të Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike, thuajse 15% e popullisë në botë është alergjike ndaj nikelit, mineralit të rëndë i cili gjendet në shumë produkte të konsumit të përditshëm si stolitë, detergjentët, produktet kozmetike, por edhe në shumë ushqime.

Kontakti me nikelin shkakton një dermatit të karakterizuar nga fshikëza pruriginoze pas marrjes së ushqimeve që përmbajnë nikel ose, më shpesh, pas veshjes së stolive, përdorimit të detergjentëve ose pas aplikimit te produkteve kozmetike që e përmbajnë këtë metal.

Përveç dermatitit të lëkurës, alergjia nga nikeli shkakton po ashtu temperaturë të lartë dhe dhimbje koke.

Nuk është e pazakontë që alergjia të manifestohet edhe në zonat e trupit që nuk ndikohen nga kontakti i drejtpërdrejtë, pasi trupi ka tendencë për të grumbulluar metal dhe pastaj të japë reagime të përhapura në pjesë të tjera të trupit.

Në qoftë se vuani nga alergjia prej nikelit duhet të ndryshoni regjimin tuaj ushqimor, shmangni rreptësisht thjerrëzat, domatet, fasulet, bizelet, finokun, sallatën jeshile, lakrën e bardhë, lulelakrën, qepën, selinonë dhe rrepat. Këshillohet të tregoheni shumë të kujdesshëm edhe përsa i përket konsumit të frutave specifike si kivi, rrushi dhe dardha, si dhe të mos fusni në gojë këto fruta të thata: bajame, lajthi dhe arra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME