Categories Showbiz

Alesia Bami i përgjigjet Xhensila Peres, ‘Prezanton si të ishte në kafe’

Pak ditë më parë, Xhensila Pere ka folur për marrëdhënien e saj me Alesia Bamin, pas disa përplasjeve virtuale që kanë pasur pak kohë më parë, kur ish-banorja e Big Brother tha se ajo prezanton si të ishte në kafe.

Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe, Xhensila tha se edhe sot e kësaj dite e mendon që Alesia është një vajzë shumë e bukur, por nuk bën për punën që aktualisht ka.

Për më tepër, Xhensila shtoi se nëse do ta shihte në rrugë Alesian, do t’i përsëriste të njëjtin mendim që ka për të. E ftuar kësaj here në “Pushime on Top”, Alesia ka folur për kritikat drejtuar asaj duke u shprehur se në fakt nuk ndjen konkurrencë, pavarësisht fjalëve që fliten për të.

“Kam më shumë miq se sa mikesha, kam edhe shoqe por jashtë televizionit. Nuk e di se çfarë kanë me mua. Nuk e di seç kanë diçka që duan të sulmojnë”, është shprehur moderatorja, pa dashur ta cekë më shumë këtë temë.

Gjatë intervistës, Alesia zbuloi se kësaj here, brenda programit “E diell”, do të ketë edhe një projekt të sajin, të cilin mbetet ta zbulojmë së shpejti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME