Categories Lajme

“Alida ishte e fejuara e vëllait të Denit”, familjarët zbulojnë lidhjen me shoferen

Sot pritet të jepet masa e sigurisë për Denisa Dokun, shoferen 19 vjeçare që po drejtonte automjetin tip “Smart” kur ndodhi aksidenti tragjik dhe ndërroi jetë Alida Spahiu, 22 vjeçe. Prindërit e viktimës kanë dhënë deklaratë në Gjykatë duke kërkuar që Denisa të mos ndiqet penalisht për shkak të marrëdhënieve familjare. “Marrëdheniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Ne kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, thonë prindërit.

Ndërkohë avokati Bardh Koci ka kërkuar masë të lehtë sigurie. “Vajza është student dhe ti jepet mundësia të vazhdojë shkollën. Duhet të ndalohet edhe drejtuesi i Benzit derisa të dalë ekspertiza. Aksidenti ka ndodhur në momentin që Smart-i do të merrte kthesën. Drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e alkoolizuar, as me shpjetësi”, tha avokati. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në rrugën Demokracia në Kamëz, ku 22 vjeçarja pasagjere humbi jetën si pasojë e përplasjes së një Smartit me një Benz.

Në drejtimin e mjetit Smart, që bëri një manovër të gabuar, teksa tentonte që të kalonte rrugën ishte Deni Doku, 19-vjeç, e cila është një prej vajzave më të ndjekura në tik tok, ndërsa 22 vjeçarja që humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra është mikeshë e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME