Categories Lajme

“Alo, je me koronavirus”, aktorja Ema Andrea e revoltuar

Ema Andrea, aktorja e njohur, ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Facebook’ momentin kur dikush i ka telefonuar me numër privat nga spitali “Shefqet Ndroqi” për t’i thënë që aktorja ka rezultuar pozitive me koronavirus. Në postimin e aktores vihen re tone mjaft të ashpra  ndaj personit që e ka telefonuar. Sipas saj, personi që e ka telefonuar ishte vajzë, dhe ndër të tjera drejtohet asaj kështu në postim “Bravo mamit dhe babit tënd që kanë rritur një kafshë pa ndërgjegje e sigurisht injorante në çdo fushë!”

Postimi i aktores në Facebook:

“Sapo me mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshte qe kam dale pozitive ne korona virus se paskam qene ne nje shfaqje! Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin “Shefqet Ndroqi” duke leshuar shprehjen,ndoshta me te mencur ne jeten e saj

“Ben mire te jesh ne shtepi se po te sjellim ambulancen”

Oj ti goc,qe paske numrin tim e bere shoqnine me qesh,a ta kap truri qe prej ketij humori dikush mund te shqetesohet?

Po sikur te isha semure vertet? A e kap lenda jote gri qe shume mjeke ne ate spital po rrezikojne jeten? A e kap droga jote qe shume njerez kane humbur familjaret e tyre?

A ta pret mendja qe te ka mbush mami qe une mund te ta kem ngene? Dhe e fundit…Vertet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Qe une nuk te gjej?!

Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje kafshe pa ndergjegje e sigurisht injorante ne çdo fushe! Uroj mos ti ndodhe dikujt tjeter ky takim i dhunshem telefonik”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME