Categories Lajme

Ambasada e Shqipërisë në Romë nis nga 3 qershori shërbimet konsullore

Ambasada e Shqipërisë në Romë, Itali, njoftoi sot se “duke filluar nga data 3 qershor 2020 do të rifillojë shërbimi konsullor për praktika që kërkojnë praninë e qytetarëve në sportele”.

“Për shkak të Emergjencës nga COVID-19, për të gjitha takimet e periudhës 11 mars – 30 qershor 2020, për shërbimet që kërkojnë paraqitje në sportel, do të fiksohen data të reja, për të cilat do të njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar në adresën e-mail nga ku kanë aplikuar. Nuk nevojitet të aplikohet sërish për të kërkuar takim”, thuhet në një njoftim të Ambasadës.

Në të njëjtën mënyrë, Ambasada njofton se do të njoftohen për datën e takimit edhe qytetarët që kanë kryer kërkesa të reja në portalin Shërbimi Konsullor Online.

“Në mbrojtje të shëndetit dhe zbatim të legjislacionit të Emergjencës COVID-19, ftojmë që prania e qytetarëve në mjediset e Ambasadës të jetë në përputhje me DPCM në fuqi, duke respektuar rregullat e parashikuara që nga ruajtja e distancës ndërpersonale dhe mbajtja e maskës, ashtu edhe matja temperaturës, në hyrje për në Zyrën e Shërbimit Konsullor”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Ambasada kërkon po ashtu të respektohet me përpikëri orari i takimit të caktuar në njoftimin e marrë me e-mail.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME