Categories Lajme

Ambasadori i Austrisë në Tiranë reagon pas takimit të Grida Dumës me kreun e OSBE

Ambasadori Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, u takua sot me koordinatoren politike të PD-së në Kavajë, Grida Duma, ish-deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe kandidate në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim të Twitter, Prezenca e OSBE në Tiranë shkruan se “mes të tjerave, ata diskutuan për rëndësinë e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës në aspektin gjinor; për rolin e rëndësishëm të grave në shoqëri e në politikë në shoqëritë bashkëkohore; si edhe për sfidat me të cilat përballen gratë shqiptare në jetën politike të vendit”.

“Nevojitet të bëhet më shumë. Prezenca e OSBE-së përsërit mbështetjen e saj për lista zgjedhore të balancuara nga ana gjinore”, thuhet më tej në mesazhin e OSBE. Ndërkohë, që Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Christian Steiner, teksa ka shpërndarë në Twitter mesazhet e OSBE, i ka quajtur mesazhe shumë të rëndësishme, ato që janë përcjellë në takimin e Grida Dumës me Ambasadorin Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME