Categories Lajme

Përplasje fizike mes kandidatit të PD-së, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca

Një përplasje fizike mësohet të ketë ndodhur mes kandidatit të PD-së për deputet, Luçiano Boçi dhe biznesmenit të peshkut, pronar i kompanisë “Rozafa”,  Gjergj Luca. Incidenti ka ndodhur në një lokal në Labinot të Elbasanit. Lidhur me këtë konflikt, të dyja palët kanë bërë kallzimet e tyre në prokurori.

Ky është një tjetër episod përplasje fizike gjatë fushatës zgjedhore, ndërkohë që para pak ditësh në Elbasan persona të dyshuar si të përfshirë në grupe kriminale, dhunuan disa militantë të opozitës, pasi ata brohoritën “Rama ik”. Boçi u shpreh për ABC News se, ishte në një takim elektoral dhe Luca i është afruar, e ka ofenduar, si dhe ka pasur përplasje fizike. Boçi, gjithashtu thotë se, gjatë përplasjes biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.

“Isha në një takim elektoral në Labinot, ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit u jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME