Categories Lajme

Ambasadori i Gjermanisë: Synimi i Merkel t’i thotë ‘PO’ çeljes së negociatave me Shqipërinë

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Petert Zingraf deklaroi se synimi i Berlinit është t’i thotë ‘PO’ çeljes së negociatave me Shqipërinë.

“Kancelarja Merkel ka deklaruar së fundi se Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria kanë rëndësi strategjike për Gjermaninë dhe BE-në. Synimi i Gjermanisë është t’i thotë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë”, nënvizoi ambasadori Zingraf gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit.

Gramoz Ruçi e priti ambasadorin e ri të Gjermanisë, me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri. Ruçi shprehu besimin se gjatë këtij mandati marrëdhëniet midis të dy vendeve do të fuqizohen më tej.

“Gjermania është lokomotiva ekonomike dhe politike e Europës. Ne i jemi mirënjohës Bundestagut, qeverisë gjermane dhe personalisht Kancelares Merkel për fokusin e tyre të veçantë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes së rrugëtimit tonë europian. Shpresojmë që kjo mbështetje do të vazhdojë dhe se Bundestagu dhe Qeveria gjermane do tu thonë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian të tetorit” vuri  në dukje Kryetari i Kuivendit Gramoz Ruçi.

Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe ambasadori Zingraf biseduan edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe nxitjen e investimeve gjermane në industritë prodhuese në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME