Categories Politike

Ambasadori italian: Meritoni një qeveri që ju zgjidh problemet

Ambasadori italian, Fabrizio Bucci ditën e sotme ndodhet në Elbasan ku do të takohet me drejtuesit e partive politike. Ai pritet të takohet me drejtuesin politik të Ps-së, Taulant Ballën në orën 12:10.

Ambasadori shprehet se zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm për demokracinë, momenti kur populli vendos se kush do të drejtojë. Ambasadori thotë se Shqipëria është një vend i veçantë për Italinë dhe shprehet se nuk bëjnën tifo për asnjërën parti, por bëjnë tifo për popullin shqiptar.

Bucci :”Unë erdha në Elbasan për të takuar drejtuesit e partive politike. Kam ardhur këtu sepse zgjedhjet për një demokraci janë një moment i shenjtë, një moment i rëndësishëm, momenti kur populli vendos se kush do qe ta drejtojë. Shqipëria për Italinë është një vend i veçantë dhe ne kemi raporte që na lidhin në një mënyrë shumë të fortë.

Në Itali ka shumë vëmendje për zgjedhjet e ardhshme, unë marr shumë mesazhe çdo ditë nga njerëz që janë të interesuar për situatën në Shqipëri. Ne nuk bëjmë tifo për asnjë, as për njërën parti as për tjetrën. Ne bëjmë tifo për popullin shqiptar dhe Shqipërinë.

Shqipëria meriton një qeveri të zgjedhur nga shqiptarët për të zgjidhur problemet e shqiptarëve që ta çojë Shqipërinë gjithnjë e më pranë Evropës I takon shqiptarëve të mendojnë. Nëse pjesa më e madhe e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme do të mendojnë se kjo qeveri ka bërë një punë të mirë, do të votojnë  për qeverinë aktuale. Nëse jo, mazhoranca shqiptare do të mendojë të kundërtën do të votojë për një qeveri tjetër.

Fushata  Elektorale në Shqipëri më kujton shumë fushatën në Itali .Ka shumë pasion,vëmendje  diskutime ku diskutimet verbale jan,  por ajo që nuk shkon kurrë është dhuna. Zgjedhjet duhet të jenë një festë. Zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jenë një festë për të gjithë sepse është festa e demokracisë sepse është momenti kur populli zgjedh se nga kush do qe të drejtohet .”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME