Categories Lajme

Ambasadorja e SHBA mesazh të fortë nga Elbasani për blerjen e votave

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë nga Elbasani pas takimive që zhvilloi me drejtuesit politikë në atë qytet.

Duke folur për gazetarët, ambasadorja Kim u shpreh e qartë kur foli për blerjen e votave, për të cilat tha se është një shkelje e ligjit nga kushdo që e bën dhe nuk do të tolerohet.

“Kam dëgjuar që blerja e votës është problem në Elbasan, dhe jo veëm në Elbasan. Atyre që blejnë votën do t’ju thoja jeni duke shkelur ligjin dhe jeni duke turpëruar vendin tuaj. Atyre që u kërkohet t’u blihet vota do t’u thoja vota juaj është pushteti juaj”.

Duke folur për listat e kandidatëve për deputetë, ambasadorja amerikane nuk përjashtoi mundësinë që disa prej tyre të skualifikohen.

“Nuk është për t’u habitur nëse disa prej disa kandidatëve mund të skualifikohen. Këtu qëndron fuqia përfundimtare, qëndron te votuesit”.

Duke folur për kandidatët e ndaluar në lista, Kim u shpreh se ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të ndalohen personat që përbëjnë rrezik për sigurinë.

“Kjo ka të bëjë me faktn që nëse Sekretari i Shteti ka përcaktuar në bazë të hulumtimeve që ky person përbën kërcënim për sigurinë e SHBA, ka ardhur koha që shqiptarët të mendojnë se kjo përbën kërcënim edhe për shtetasit shqiptarë”.

Ndër të tjëra, Yuri Kim theksoi rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe bëri thirrje që zgjedhjet të jenë sa më shumë demokratike. Një tjetër element i rëndësishëm që u përmend nga Kim, është edhe ndalimi i celularit në qendrat e votimit, për të cilën tha se KQZ nuk do ta lejojë.  /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME