Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasac ka folur nga Korça lidhur me krizën politike në vend. Ajo tha se zgjidhja nuk mund të vijë nga diplomatët e huaj dhe se qytetarët shqiptarë meritojnë një zgjidhje të arsyeshme. Vasac foli edhe për bisedën telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Macron duke thënë se u fol për diçka pozitive duke mos dashur të zbulojë më shumë. “Për politikën shqiptare asnjëherë nuk themi asnjëherë. Nuk mund ta fsheh. Të gjithë e dimë që situata është e tillë. Jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që i jep një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme. Para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidentit Macron me zotin Rama, kjo është diçka e mirë, pozitive. Unë nuk mund të them diçka me detaje, sepse nuk isha gjatë kësaj bisede, por e vlerësoj”, deklaroi ambasadorja.
“Ju duhet ta dini dhe vetë. Populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkimin Europian. Mbi qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë nuk di tu them. Por edhe me Francen nuk di tu them diçka, por nuk është diçka e mbyllur. Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohe deri në muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor.
Ju e dini por edhe unë po e përsëris, Shqipëria ashtu si dhe vendet e tjera në rajon kanë vendin e tyre në Bashkimin Europian”, deklaroi ajo. Por a do të “digjet” Shqipëria si Notre Dame? “Shqipëria nuk është duke u djegur”, theksoi ambasadorja.
