Categories Kulture

Viktor Zhusti \ Si e takova pas 40 vitesh nënën…

Të rralla i kemi pasur rastet kur Viktor Zhusti i ka lejuar vetes të flasë përtej punës, aktrimit, roleve, kinemasë e teatrit. Mbrëmë, pas kërcimit në “Dancing with the stars”, në temën e viteve ’80-’90, Ema Andrea e ka pyetur nëse ka diçka nga jeta personale që ne nuk e njohim, siç njohim thellë jetën e tij profesionale.

Një ngacmim i vogël por që çoi në një rrëfim të rrallë të historisë së dhimshme të Viktor Zhustit, i cili tregoi se si në mesin e viteve ’80 takoi për herë të parë nënën e tij që e dinte të vdekur, por edhe ajo nga ana tjetër e dinte të vdekur të birin. Të njohur në Greqi, prindërit e Viktorit u ndanë shpejt dhe pas divorcit gjyqi i la në kujdestari Viktorin e vogël nënës.

Babai, që duhej të kujdesej për të veç fundjavave, e mori në një prej tyre dhe e solli tek i vëllai në Shqipëri. Siç edhe vetë Zhusti tregoi, atë e ka rritur familja e xhaxhait, meqë s’kishte kush ta bënte tjetër. “Gjatë një vizite në Greqi, mora vesh se ajo ishte gjallë. E gjeta e takova, qëndrova dy javë me të dhe pastaj leja mbaroi dhe unë duhet të kthehesha sërish në Shqipëri”.

Nënë e bir u takuan sërish pas kërkesës që Viktori bëri që nëna e tij të lejohej të hynte në Shqipërinë hermetike të viteve ’80, madje ardhja e saj e një letër e saj drejtuar udhëheqësit u bënë lajm për radio e gazeta. Ama diçka tjetër ndodhi që as njëri e as tjetri nuk u lejuan të takoheshin më, derisa nëna e Viktorit vdiq pa e parë më kurrë me sy të birin që e la fëmijë dhe e gjeti burrë? /K.S./Tiranapost.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME