Categories Bota

Ambasadorja shqiptare në SHBA: Uragani do godasë Luizianën! Të evakuohen!

Urágani Laura ka goditur bregdetin e Luizianës, me erëra ekstrème duke shkaktuar pèrmbytje në shtetin amerikan, njofton Qendra Kombëtare e Hurricane (NHC). Urágani i kategorisë së katërt pritet të shkaktojë një stuhi të madhe ndërsa lëviz në tokë me shpejtësi të erës deri në 150 km/orë (240km/orë). Urágani Laura që pritet të godasë Teksasin dhe Luizianën ka ngjallur panik tek banorët e këtyre zonave. Ambasadorja shqiptare në ShBA, Floreta Luli Faber ka bërë një postim në Facebook ku shpreh shqetësimin e saj për këtë fenomen dhe thotë se ka një numër restorantesh shqiptare dhe mbi 20 familje shqiptare.

Reagimi i plotë: Me shqetësim të madh kam ndjekur lajmet mbi #UráganinLaura që pritet të godasë pa mëshirë sonte një pjesë të Luizianës dhe Teksasit. Orët e fundit isha në kontakt me Konsullin e Nderit në Luisiana dhe Presidenten e Arberia Houston. Pranvera më informoi se ka një numër restorantesh shqiptare në Beaumont dhe mbi 20 familje shqiptare që jetojnë në mes Liqenit Charles, Luiziana dhe Beaumont, Teksas. Në të gjithë këtë zonë evakuimi ishte i detyruar. Pikërisht në zonën e Liqenit Charles, parashikohet që Urágani të sjellë një valë uji në lartësinë deri në 5-6 metra, në një sipërfaqe deri në 50 kilometra në brendësi të zonave të banuara.  Ndoshta, një pjesë nga këto zona mund të përmbyten përgjithmonë.

Në vitin 2018 kam udhëtuar nga Biloxi në Alabama në New Orlins në Luiziana, në drejtim të Houston, Teksas.  Kam bërë një udhëtim rreth dy orë përgjatë Autostrades I-10, paralel me bregun në Golfin e Meksikës dhe kam vizituar zonat e prekura nga #UráganiKatrina i cili ndodhi pikërisht 15 vite më parë. Kushdo që jeton apo ka vizituar këtë pjesë të Jugut të Amerikës e ka një ide se çfarë pritet të shkaktojë #UraganiLaura. Por një shpjegim skematik për të kuptuar situatën e paprecedent të stuhisë që pritet të godasë sonte, e paraqet kjo video shpjeguese e The Weather Channel Sonte jemi më mendje e zemër pranë të gjithë atyre që pritet të preken nga kjo fatkeqësi e rënde natyrore!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME