Categories Lajme

Zgjedhjet në Malin e Zi, Rama publikon videon: Votoni Listën Shqiptare!

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me pozicionin qeverisë shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi. Përmes një videoje në rrjetin social Facebook, kryeministri tha se mesazhi për bashkëkombasit në Malin e Zi është të votojnë listën shqiptare atje dhe të forcojnë partneritetin strategjik me presidentin Gjukanovic dhe partinë e tij.

Kryeministri shprehet se edhe pse ka kritika për partinë në pushtet, përsëri ajo duhet mbështetur, që komuniteti shqiptar të ketë mundësi për të realizuar më shumë. “Ju bëj thirrje që ta mbështesni sa më fuqimisht listën shqiptare. Ajo listë nuk është thjesht një mbledhje partish shqiptare por lidh për herë të parë Malësinë dhe Ulqinin në një grupim të vetëm dhe si rrjedhojë lidh bashkë shqiptarët në ato treva për të mbështetur njëri –tjetrin dhe drejtimin euro-atlantik të Malit të Zi.

Ju mund të mos jeni shumë të mëdhenj në numër por pesha juaj është aspak e vogël dhe në këto zgjedhje peshon më shumë se sa në të gjitha zgjedhjet pas pavarësisë së vendit të bukur ku ju jetoni. Për ju ka qenë i pazëvendësueshëm, në pavarësinë e Malit të Zi zhvillimet e demokracisë shumë etnike dhe zhvillimit demokratik e social të vendit ku ju kontribuoni. Sot ju kryeni detyra të rëndësishme në të gjitha nivelet institucionale të shtetit tuaj për procesin e integrimit evropian dhe mos harroni çfarë përpjekjesh ka bërë dhe bën diaspora e shkëlqyer e shqiptarëve nga Mali i Zi si një zëdhënëse e fuqishme e interesave kombëtare anë e kënd botës dhe si mbrojtëse e frymës euroatlantike në tërësi.

Prandaj vëllezër e motra përfshihuni dhe të dielën dilni nga shtëpia për të mbështetur listën shqiptare  dhe për të mbrojtur e forcuar partneritetin strategjik me presidentin Gjukanovic për një Mal të Zi pro perëndimor dhe demokratik. E di që ka ende probleme për tu zgjidhur, e di që keni plot kritika për partinë në pushtet atje por që të vazhdoni kritikat dhe të realizoni edhe më shumë akoma votoni listën shqiptare”, tha ndër të tjera kryeministri në mesazhin e tij.  Milo Gjukanoviç rrezikon seriozisht të humbasë zgjedhjet e 30 gushtit në Malin e Zi dhe në pushtet mund të vijnë partitë malazeze të cilat janë shprehur pro Serbisë.

Kundër liderit malazez është edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila ka mbështetur partitë opozitare atje. Në këto kushte, kryeministri Rama e ka parë të arsyeshme t’i drejtohet popullit malazez dhe atij shqiptar në Malin e Zi, duke u kërkuar që të mbështesin Milo Gjukanoviçin në zgjedhjet e 30 gushtit.

Në një video të publikuar ditën e djeshme nga mediat serbe, Rama i është drejtuar votuesve në anglisht, por edhe në serbisht duke theksuar se një votë kundër Gjukanoviçit mund ta çonte Malin e Zi pas në kohë, ndërsa mesazhi i sotëm drejtuar shqiptarëve të Malit të Zi ka qenë vetëm në gjuhën shqipe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME