Categories Opinion

Ngjela: Mitsotakis, për detin Jon, pse u kujtua për detin shqiptar

Nga Spartak Ngjela Për detin Jon. Asnjë frikë nuk duhet të kenë shqiptarët.

Po, pse po flet kryeministri grek si pushtues i territorit shqiptar në detin Jon?Mos ia vini re, ai tani është një fakir. Ne, këndej nga Tirana, i themi sjelljes së tij: kërcen prifti nga belaje; sepse ka frikë.Ai kuptohet se tani ka shqetësim frike nga Erdogani dhe fregatat e anijet e rënda luftarake të Turqisë, prandaj mendon se po kërcënon me Shqipërinë. Asnjë rrezik nuk ka Shqipëria për të humbur territorin e saj në detin Jon.

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar tani marrëveshjen prej hajduti, për shitjen e kufirit shqiptar në detin Jon, që bëri në vitin 2013 korrupsioni i lartë shtetëror. Sot nuk ka forcë që ta prishë atë vendim, se kompetenca e vendosjes, sipas kushtetutës, është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.Në të njëjtën kohë, duhet vënë në dukje se, qeverisë shqiptare ia kërkoi këtë me ngulm dhe me forcë politika e lartë amerikane: ajo kërkoi me forcë prishjen e marrëveshjes së detit Shqipëri -Greqi me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Prandaj, marrëveshje nuk ka më, dhe të korruptuarit e qeverisë së atëhershme shqiptare kanë ulur veshët e po rrinë me frikë, sepse SPAK duhet të fillojë procesin penal. Unë jam në dijeni të plotë të kësaj çështjeje, se kërkesën për Gjykatën Kushtetuese e kam firmosur vetë. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me nëntë vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen korruptive të detit Jon. Grekët janë genocidistë, sharlatanë, antishqiptarë shekullorë dhe pushtues territoresh të gjera shqiptare.

Por, detin Jon nuk na i marrin dot, siç na kanë pushtuar Korfuzin, Çamërinë dhe Epirin, nga Preveza e deri në Janinë. Gjithsesi, dardha e ka bishtin mbrapa, dhe kjo e sotmja është historia e Arbërisë që po rivjen.  Nuk do të jetë e largët koha për ta fituar tërësinë e plotë territoriale e drejta arbërore.Madje, është shumë e afërt. Keni për ta parë…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME