Categories Lajme

Amnistia nuk hyri në Kuvend, mbi 600 të dënuar përfitues do t’i kalojnë festat në qeli

Edhe pse nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni u tha se brenda Dhjetorit do të miratohej projektligji për amnistinë e të dënuarve për fundvit, përfituesit do t’i kalojnë festat në qeli.Amnistia e fundvitit për më shumë se 600 të dënuar nuk arriti të votohej në Kuvend brenda dhjetorit. Ndërkohë gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se projektligji i amnistive do të jetë pjesë e axhendës në seancat e janarit ku pritet të rinisi punën Kuvendi i Shqipërisë. Burime për Report Tv nga Ministria e Drejtësisë, bënë me dije se nga ana e tyre ishte gjithçka gati për projektligjin, por ligjvënësit nuk e përfshinë në kalendarin e dhjetorit. Ndërkohë pak ditë më parë ministrja, Gjonaj theksoi se këtë vit do të ketë më pak të burgosur që do të përfitojnë. Ministria e Drejtësisë e ka depozituar propozimin e saj në Këshillin e Ministrave dhe Këshilli i Ministrave do ta miratojë ditët në vijim, duke përfshirë të gjitha kategoritë që ne i kemi pasur më shumë prioritet, sikur janë gratë, të miturit dhe të moshuarit. Ende nuk ka një përllogaritje përsa kohë është i ndryshueshëm numri dhe lidhet me disa kritere që kanë të bëjnë me vitet e mbetura të dënimit të pakryer apo dënimit të marrë nga gjykata, por është një numër, pak më i vogël në krahasim me amnistitë e kaluara” tha ajo.  Herën e fundit që pati amnisti për të dënuarit ishte viti 2016. E.L./b.ha./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME