Categories Lajme, Politike

AMT mbërrin në Gjirokastër, Neritan Liçaj nuk kursehet për Ramën

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ka zbarkuar sot në qytetin e Gjirokastrës dhe dhjetëra qytetarë janë mbledhur para teatrit “Zihni Sako” ku firmosin peticionin për të ringritur Teatrin ashtu siç ishte. Pjesë e artistëve ishin edhe Neritan Liçaj dhe Edmond Budina, të cilët nuk hezituan sërish të thonin fjalën e tyre para njerëzve rreth kësaj çështje. Liçaj nuk i kursen akuzat ndaj Ramës, për të cilin thotë se po shkatèrron vendin dhe ka emëruar një Ministër të Brendshëm që i bën popullit atë që serbi nuk i bëri Kosovës.

“Ai nuk do asgjë, e urren qytetin e vet. Siç e shkatërroi Tiranën kur ishte kryetar Bashkie, po shkatèrron të gjithë Shqipërinë tani dhe besoj kjo është e qartë për të gjithë. Është njeri i nguli thíkën pas shpine Kosovës, atij populli të bukur që është larë në gják me shekuj për të arritur pavarësinë dhe çfarë bën, merr një ministër të brendshëm si pjatë xaxiqi, i ziu që i futet shqiptarëve në 5 të mëngjesit me gaz, gjë që nuk e bënë as serbët në Kosovë. Është shumë e turpshme”, tha Liçaj. Ndërsa regjisori Edmond Budina foli para mediave duke thënë se qëllimi i Aleancës është të ndryshojë gjërat në këtë vend.

“Kultura duhet të jetë e pavarur nga politika. Arti është ai që duhet ta zgjojë qytetarin dhe kultura do të zhvillohet vetëm nëpërmjet kulturës dhe artit. Shikoni çfarë ndodh në vendet e tjera të Europës, ata kanë me dhjetëra teatro sepse kjo është kultura e vendit. Këtë duam të sjellim në qendër të politikës shqiptare, qoftë sot, qoftë nesër dhe është krím i madh që të braktiset ky teatër. Me ndihmën e qytetarëve, besoj se do i ndryshojmë gjërat në këtë vend”, tha Edmond Budina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME