Gazetarja dhe këngëtarja Genta Hodo ka folur publikisht për pjesëmarrjen si modele në këngën “Sa t’kom dasht” të Nora Istrefit. Duke marrë parasysh se është një artiste që prej vitesh sjell hite muzikore në tregun muzikor shqiptar, mund të mendohet se mund të bëjë pagesa të mira për bashkëpunëtorët.
Por jo. Sipas Gentës, mori vetëm 2 mijë lekë pasi mori pjesë në klipin e saj muzikor. “Gjithashtu kam qenë modele tek klipi i Nora Istrefit. Tek kënga “Sa t’kom dasht”.
Nora kam përshtypjen që nuk di gjë për këtë pjesë, ishte një miku im model i cili më tha që hajde bëhu pjesë se po bëhet një klip, edhe unë shkova se s’kisha ç’të bëja atë ditë dhe jam paguar vetëm 2 mijë lekë”, u shpreh Genta Hodo në emisionin “Mes yjesh”. Ndërsa tregoi se para karrierës në televizion, ka bërë shumë punë të tjera si banakiere, kameriere apo baby sitter
