Categories Sport

Xhudistët i vazhdojnë ushtrimet në Shqipëri, premtojnë suksese të reja

Ekipi i xhudos pas 12 javëve do të dalë nga izolimi. Lajmi u konfirmuar nga trajneri, Driton Kuka, me një postim në llogarinë personale në rrjetin social, Facebook. Prej nesër, sipas Kukës “ekipi i vetëizoluar do vazhdojë të qëndrojë në shtetin amë Shqipërinë”. Kuka ka falënderuar të gjithë për vullnetin që kanë treguar dhe punën që kanë bërë sportistët gjatë karantinës, kur e gjithë bota ishte izoluar për shkak të COVID-19.

Postimi i plotë i Driton Kukës: Fiks 12 javë vetëizolim! Tani do vazhdojmë ndryshe … Prej neser Ekipi i vetëizoluar do vazhdoj të qëndroj në shtetin amë Shqipërinë,këta djem e vajza do shijojnë bukuritë me vizita në shumë vende!

Do kemi një javë pa ngarkesa të stërvitjeve,një javë në kërkim të qetësisë pas një situate të pazakonshme! Një javë që do punojmë për mbushjen e baterive nëpërmes pushimit aktiv me përkujdesje për shëndetin mental të këtyre kolosëve të Kombit!

Jam krenar për qëndrueshmëri dhe vullnet për stërvitje edhe atëher kur Bota ishte ndalur,ju su ndalët asnjë moment. Do vijnë sukseset jam i bindur,siç isha i bindur që do arrini aty ku jeni sot,me medalje të arta Evropiane,Botërore deri te e arta Olimpike! Krenar …

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME