Categories Lajme

AMT në Fier dhe Vlorë për të mbledhur firmat për rindërtimin e Teatrit Kombëtar

Vijon sërish rrugëtimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Fier për mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Peticioni është zhvilluar pranë teatrit “Bylis” ku prezentë kanë qenë qytetarët fierakë dhe anëtarë dhe simpatizantë të PD-së.

Aktori Neritan Liçaj dhe regjisori Edmond Budina mbajtën fjalën e tyre. Neritan Liçaj: Fieri duhet të ishte populli më me mirëqënie por e gjithë paraja shkon te oligarkët. Këta janë shqiptarë që Shqipërinë nuk e duan. Gjithë ky popull është si të gjitha rrethet, i  varfër. Është antishqiptar që shkatërron popullin e vet, ne do e mbulojmë në varrin e tij politik. Kur del populli çdo pushtet dridhet nga frika e popullit.

Budina: Kemi ardhur t’ju sensibilizojmë që të veprojmë si qytetarë. Tek teatri u mblodhën të gjitha hallet e shqiperisë u shkel kushtetuta ra sistemi i drejtësisë. Duhet te ngremë piedestalin e qytetarisë. Pas Fierit, Aleanca është ndalur edhe në qytetin ne Vlorës.Regjisori Edmond Budina tha se një pjesë e artistëve të Vlorës kanë votuar pro shembjes së Teatrit Kombëtar dhe kjo nuk është e drejtë.

Edmond Budina: ”Një pjesë e artistëve vlonjatë kanë votuar pro shembjes të Teatrit Kombëtar në Tiranë, kjo nuk është diçka e drejtë. Është njësoj sikur unë të firmos për të shembur shtëpinë tënde. Një pjesë e artistëve normalisht që do të firmosin pasi mbrojnë punën e tyre por kjo nuk është e drejtë. Ç’punë ka ai në Vlorë të votojë për teatrin e Tiranës njësoj sikur unë të votoj për shembjen e teatrit Petro Marko në Vlorë.” Ndërkohë, aktivisti Auron Kalaja u shpreh se një pjesë e artistëve janë punësuar në bashki, dhe kjo është një përpjekje për të kapur artin.

Auron Kalaja: ”Kemi hasur mjaft vështirësi në qytete të ndryshme për faktin se një pjesë e artistëve janë të punësuar në bashki teksa ka patur disa artistë madje edhe në Fier që kanë hequr dorë nga puna e tyre për kauzën e teatrit sepse kjo është një kauzë më e madhe. Punësimi i artistëve në bashki është si një përpjekje për kapjen e artit dhe jo vetëm. Politika ka vendosur të ushtrojë modulin përçarës dhe sundues per të përçarë artin, madje për të ndarë në dy pjesë dhe artistët. Por sigurisht edhe nga këto reforma nisma jonë nuk do të ndalet.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME