Categories Lajme

Analistja amerikane: Vuçiç në hapat e Putinit, po mashtron Perëndimin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dha dhe dorëheqjen nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Vuçiq më herët kishte njoftuar se do të largohej nga drejtimi i partisë. Ai po ashtu njoftoi se duke nisur nga 28 maji do të nisë formimin e një lëvizjeje të re. Analistja amerikane, Ivana Stradner ka komentuar lëvizjet e Vuçicit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ajo thotë se së fundmi presidenti serb, Aleksander Vuçiç po ndjek plotësisht hapat e homologut të tij rus, Vladimir Putin, në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor.

Vucic is totally following Putin’s steps in his early political career when the West naively believed that Putin could be pro-Western…

Next thing for Vucic? He needs to clean his reputation in the West and he will establish a new fake “pro-Western” movement. He has been… pic.twitter.com/abVZaanuvF

— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) May 27, 2023

Siç ka shkruar ajo në rrjete sociale, në këtë drejtim Vuçiç ka krijuar një lëvizje të re gjoja pro-perëndimore, në mënyrë që të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim.

“Vuçiç po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor… Gjëja tjetër për Vuçiçin? Ai duhet të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim dhe ai do të krijojë një lëvizje të re të rreme “pro-perëndimore”. Ai ka punuar për të për disa muaj dhe disa muaj më parë pashë disa serbë të rinj mbresëlënës në rrjetet sociale të cilët mburreshin se i bashkoheshin kësaj lëvizjeje”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME