Categories Lajme

‘Analizat falas për njerëzit në nevojë’, ‘Fundjavë Ndryshe’ përmbush misionin

Familjet në nevojë tashmë kanë mundësinë të bëjnë analizat falas. Kjo gjë është mundësuar nga një bashkëpunim mes fondacionit “Fundjavë Ndryshe” dhe klinikës “Intermedica”. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i fondacionit, Arbër Hajdari nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Teksa Hajdari bën me dije se kushdo mund të shkruajë në adresën elektronike [email protected] , familjet më pas do të verifikohen nga stafi në terren i fondacionit.

Pjesa më e madhe e anëtarëve të familjeve ne nevojë nuk kanë shkuar asnjëherë për të bërë kontrolle mjekësore. Kjo për shkak të pamundësisë ekonomike që të paguajnë për kryerjen e analizave. Ndaj edhe një mundësi e tillë, veçse jetike për shëndetin e tyre është edhe shumë domethënëse.

Ndaj edhe misioni i “Fundjavë Ndryshe” është përkujdesja e plotë për gjithë familjet në nevojë.
“Bamirësia nuk të varfëron”!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME