Categories Lajme

Angli, si u përpoq babai hero të mbronte vajzën 3-vjeçare nga i riu me probleme mendore

Një sulm me përmasa tragjike ndodhi në Plymouth të Anglisë, ndërsa në mesin e pesë viktimave ishin dhe një 43-vjeçar dhe vajza e tij 3-vjeçare. Raportimet i referohen Lee Martyn, 43 vjeç si “hero”, pasi u përpoq të mbronte të bijë, Sophie nga plumbat, kur Jake Davison qëllonte papushim me armë, rreth gjashtë minuta më 12 gusht.

Dyshja ishin midis pesë viktimave të vrara nga sulmuesi 22-vjeçar-përfshirë nënën e tij Maxine. Dëshmitarët panë që Lee i tmerruar vuri krahun rreth Sofisë ndërsa Davison i qëlloi mbi ta në rrugë në Keyham, Plymouth.

“Lee bëri gjithçka që mundi për të mbrojtur Sofinë,” tha një dëshmitar. Miqtë, familja dhe fqinjët kanë nderuar babanë dhe vajzën.

“Është kaq e tmerrshme. Ata ishin një familje e përsosur. Nga ata që shihni në reklama. Nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur. Sophie ishte vajza e vogël më e ëmbël, e lezetshme. Pra, kaq bukuroshe. Kjo është absolutisht shkatërruese. Davison shkatërroi diçka kaq të bukur kur vrau Lee dhe Sophie, ” tha një fqinje.

Lee po shkonte në shtëpi me vajzën e tij Sophie kur Davison i ktheu shikimet mbi ta dhe tërhoqi këmbëzën.

Gruaja e tij e shqetësuar Becky, 42, një infermiere e kujdesit intensiv që ka ndihmuar viktimat e Covid, u ngushëllua mbrëmë nga miqtë. Burri dhe vajza e saj u dërguan në Spitalin Derriford të qytetit ku ajo punon, por nuk dihet nëse ajo ishte në detyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME