Categories Lajme

Anija hapësinore private hyn në orbitën e Hënës

Një anije hapësinore private amerikane hyri në orbitë përreth Hënës të mërkurën, një ditë përpara se të tentojë një sipërmarrje edhe më të vështirë – uljen në sipërfaqen e Hënës.

Një ulje e suksesshme do të rikthente praninë amerikane në Hënë për herë të parë që kur astronautët e NASA-s i dhanë fund programit Apollo në vitin 1972. Nëse del me sukses, kjo kompani do të bëhej entiteti i parë privat që do të realizonte një ulje të suksesshme në Hënë.

I nisur javën e kaluar, mjeti hapësinor i kompanisë “Intuitive Machines” kaloi në anën e errët të Hënës, ku nuk pati asnjë kontakt me Tokën. Kontrollorëve në selinë e kompanisë në Hjuston iu desh të prisnin derisa të shfaqej mjeti për të mësuar nëse ishte futur me sukses në orbitë.

Kompania “Intuitive Machines” konfirmoi se mjeti hapësinor, i quajtur Odysseus (Odisea) po lëvizte përreth Hënës ndërsa zhvilloheshin eksperimentet e porositura nga NASA dhe klientë të tjerë. Mjeti është pjesë e një programi të NASA-s për të filluar aktivitetet e para ekonomike në Hënë. NASA ka paguar 118 milionë dollarë për këto eksperimente hënore.

Të enjten, kontrollorët do ta ulin lartësinë e orbitës ku lëviz mjeti nga 92 kilometra në 10 kilometra, përpara se të tentojnë një ulje pranë polit jugor të Hënës. Është një zonë e rrezikshme për ulje për shkak të kraterëve dhe kodrave të shumta, por që konsiderohet me vlerë pasi në kraterët gjithnjë në hije mendohet se mund të ketë ujë të ngrirë.

Sipërfaqja e Hënës ka plot pjesë të mbetura nga uljet e dështuara në të kaluarën. Madje disa misione nuk arritën as deri në atë fazë. Një tjetër kompani private amerikane, “Astrobotic Technology”, u përpoq të dërgojë një anije hapësinore drejt Hënës muajin e kaluar, por nuk arriti t’i afrohet për shkak të një rrjedhje të karburantit. Anija e dëmtuar u rikthye drejt atmosferës së Tokës, duke u djegur mbi Paqësor./ VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME