Categories Lajme

Anija kërkimore turke dërgohet përsëri, Greqia në tension

“Turqia e ka nisur përsëri anijen kërkimore Oruc Reis, gjoja për të kërkuar naftë dhe gaz, brenda shelfit kontinental grek, duke ngritur edhe një herë tensionet në Mesdheun lindor”, njoftoi gazeta greke Kathimerini. Sipas Kathimerinit, stacioni i Antalias ka lëshuar një paralajmërim lundrimi (Navtex) me efekt nga data 12 deri në 22 tetor.

Anija do të kalojë shumë afër kompleksit ishullor më lindor të Greqisë, Kastellorizo, Ro dhe Stroggili. Turqia nuk e pranon që Kastellorizo, afër bregdetit jugor të Turqisë, ka një shelf kontinental të vetin. Anija nuk do të hyjë në ujërat territoriale të Greqisë. Navtex vë në pikëpyetje bisedimet e mundshme për eksplorimin në nivel ekspertësh midis Greqisë dhe Turqisë dhe bie dy ditë para vizitës së Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas në Ankara që synon fillimin e këtyre bisedimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME