Një anije e mbushur me emigrantë është fundosur tragjikisht 30 milje larg brigjeve të Libisë. Anija në bordin e të cilës kishte dhe fëmijë të vegjël, ishte nisur me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në fundosjen e mjetit lundrues, por pamjet që vijnë nga ekipet e shpëtimit janë drithëruese.
Në video dëgjohet zëri i dridhur i një nëne e cila shprehet mes lotësh: “Unë kam humbur foshnjën time.” Djali i saj Jozefi, është rikuperuar i gjallë nga deti, por ka vdekur disa orë më vonë në bordin e OJQ-së Spanjolle në pritje të transferimit në spital.
