Categories Lajme

Anija ushtarake mbërrin në Durrës, 140 metra e gjatë

Anija turke TCG Bayraktar(L-402) do të qëndrojë në Durrës deri më datë 18 korrik, ndërsa pritet të vizitohet nga zyrtarë të ndryshëm të institucioneve qendrore dhe lokale Në Shqipëri ka mbërritur anija ushtarake turke e cila do të qëndrojë disa ditë në Portin e Durrësit, raporton Anadolu Agency (AA).

Anija TCG Bayraktar (L-402) ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Durrës, ndërsa ekuipazhi i saj është pritur nga atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë n nija turke do të qëndrojë në Durrës deri më datë 18 korrik, ndërsa pritet të vizitohet nga zyrtarë të ndryshëm të institucioneve qendrore dhe lokale, si nga përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të Bashkisë së Durrësit, Prefekturës së Durrësit dhe institucioneve të tjera. Ekuipazhi i anijes TCG Bayraktar, e cila ka një gjatësi rreth 139 metra, është rreth 400 persona përfshirë edhe studentë të Akademisë Detare Turke nga disa vende.

Një nga qëllimet e ardhjes së anijes përveç edhe rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, është që t’u jepet mundësia studentëve të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes vizitave në port në lidhje me lundrimin, manovrimin taktik dhe shuarjen e zjarreve. Akademia Detare Turke ka kryer një sërë stërvitjesh verore me qëllim që studentët të mësohen me anijen dhe të njihen nga afër me kushtet e lundrimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME