Policia e Tiranës ka arrestuar një person për përndjekje. Ai është 36-vjeçari me iniciale A.K. Ky i fundit sipas policisë, ka përndjekur ish-të dashurën si dhe e ka dhunuar atë. Kjo situatë ka detyruar ish-të dashurën e tij që ta denonconte. Mësohet se 36-vjeçari është arrestuar në rrugën “Myslym Shyri”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë: Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 36 vjeç, banues në Laç. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën “Myslym Shyri”, nga ana e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Shtetasi A. K., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici. Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”.
