Categories Kuriozitete

Ankandi me sendet personale të Hitlerit nxit reagime të mëdha

Sendet personale të drejtuesve nazistë, në mes të të cilave edhe një kapele cilindrike e Adolf Hitlerit dhe një edicion luksoz i manifestit të tij politik “Mein Kampf”, u blenë për qindra mijëra euro në një ankand, që nxiti zemërim në Gjermani dhe jashtë vendit.

Kapelja cilindrike e Hitlerit u shit për 50 000 euro, ndërsa sendet dhe veshjet që i përkisnin të dashurës së tij, Eva Braunit, u shitën për mijëra euro.

Një blerës mori për 130 000 euro edicionin luksoz të “Mein Kampf”, stampuar me emblemën e partisë naziste, që i përkiste zyrtarit nazist, Herman Geringut. Në ankand u paraqitën edhe plot veshje e sende personale të drejtuesve të tjerë nazistë, si Hajnrih Himler dhe Rudolf Hes.

Në katalogun e ankandit figuronin, gjithashtu, edhe një kontratë qiraje për një apartament në Mynih e Hitlerit dhe një palë syze dielli të përdorura nga një i akuzuar, për të shmangur dritën e prozhektorëve në gjykatën e Nurembergut, e cila gjykoi krimet naziste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME