Categories Kuriozitete, Lajme

Ankesa e Trump për flokët/ Ndryshon rregullorja për kokat e dushit

Qeveria amerikane ka propozuar që të ndryshohet rregullorja për kokat e dushit në SHBA, duke lejuar më shumë ujë që të rrjedhë prej tyre. Kjo vjen pas ankesës së presidentit Donald Trump për flokët e tij. Sipas një ligji të vitit 1992, kokat e dushit në SHBA nuk lejohen të prodhojnë më shumë se 9.5 litra ujë për minutë. Administrata e Trump dëshiron që ky rregull të aplikohet për çdo vrimë, jo për kokën në përgjithësi.

Grupet e konsumatorëve dhe konservuesve thonë se kjo është e panevojshme dhe do të çojë dëm ujin. Ndryshimet u propozuan nga Departamenti i Energjisë të mërkurën pas ankesave të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajit të kaluar.

“Ti do të bësh një dush, por uji nuk del. Dëshiron të lash duart, uji nuk del. Pra, çfarë bën ti? Thjesht qëndron më gjatë atje ose bën dush më gjatë. Sepse flokët e mi- nuk e di për ju, por duhet të jenë perfekt. Perfekt,” tha ai. Andrew deLaski nga grupi i ruajtjes së energjisë ASAP, tha se propozimi nuk ka kuptim. Ai tha se nëse kjo sasi uji del vetëm nga një vrimë, presioni do ju nxjerrë nga banjoja. Propozimi mund të përballet me beteja gjyqësore nëse avancon, raporton Reuters.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME