Categories Lajme

Koronavirusi i mori jetën mësuesit, gazetari dedikim prekës: Ishte i dashur

Paraditen e sotme ndërroi jetë si pasojë e Covid-19 mësuesi mirditor Gjon Kola. Miqtë, kolegë dhe të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët, ndërkohë vlerësojnë mësuesin e ndjerë Gjon Kola.

Gazetari Gjergj Marku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Kola ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, duke lënë pas dhimbjen për të gjithë familjarët e të afërmit, por edhe për të gjithë brezat e nxënësve që morën dije prej tij.

POSTIMI: COVID shuan mësues Gjonin!… Mësuesi Gjon Kola nuk arriti t’ia dalë luftës ndaj Covid-19, që e kishte zënë prej disa kohësh. Ai ndërroi jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë, duke lënë në pikëllim familjen e tij të dashur, të afërm, kolegë dhe miq të panumërt. Gjoni do të mbahet mend si mësuesi i përkushtuar dhe veprimtar shoqëror tepër aktiv, njeri i besës dhe i fjalës së drejtë, person tejet i dashur dhe hokatar i kandshëm.

Mua më ka rënë ta njoh që para ’90-s në një pritje unike që më ka bërë me një grup studentesh të arteve nga Tirana, atje në kullën e tij bujare e mikpritese në Ndershenë të Oroshit, ku dhe ka lindur. Qofsh i bekuar mësues Gjoni edhe në atë jetë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME