Categories Lajme

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë te “Shefqet Ndroqi”, 29-vjeçari ishte drejt shërimit, iu zhduk nga sytë infermieres

Një ngjarje e rèndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin e Sanatoriumit, ku një i ri, nga periferia e Tiranës është hedhur nga kati i tretë dhe ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se 29 vjeçari ka qenë i prèkur me Covid, rast i konfirmuar, dhe kishte mbërritur në spitalin Shefqet Ndroqi rreth 7 ditë më parë, ndërkohë që mësohet se ai po shkonte drejt shërimit.

Fax News mëson se i riu është hedhur nga ballkoni në momentin kur infermierja kishte shkuar për ti bërë injeksionin. Ka qenë infermierja që nuk e ka gjetur më pacientin në krevat, pasi kishte shkuar që të merrte një tjetër medikament.

Pòlicia nuk e specifikon se cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë të riun të kryejë aktin ekstrem, ndërsa deklaron se po kryhen hetimet për rastin.

Ndërkohë që ajo që e bën edhe më të mistershme situatën, është fakti se ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e spitalit për ngjarjen në fjalë, ndërsa asnjë prej mjekëve nuk jep asnjë sqarim për mediat, lidhur me atë që ka ndodhur.

Njoftimi i Pòlicisë: Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë, ku situata në të dy spitalet Covid 1 dhe 2 është mjaft shqetësuese, me kapacitetet që tashmë po shkojnë drejt ezaurimit të plotë. Gjatë ditës së djeshme Fax news siguroi dëshminë e një personi të shtruar tre ditë më parë, i cili u tregonte të bijave të tij, se nuk i bënin asnjë gjë mjekët, dhe se askush nuk i përgjigjej për shqetësimet që kishte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME