Categories Sport

Ankth në Madrid, COVID-19 alarmon Realin për dyshen belge

Te Reali i Madridit është ngritur alarmi në lidhje me dy lojtarët e kombëtares belge, Eden Hazard dhe Tibo Kurtua. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të tyre. Por këtë herë shqetësimi vjen nga pandemia “COVID-19”. Shoku i tyre te kombëtarja belge, Kevin de Brujne, ka rezultuar pozitiv dhe kjo ka ngritur shqetësimin në lidhje me gjendjen shëndetësore të dy lojtarëve të Realit.

Sipas mediave spanjolle në Madrid janë në ankth dhe në pritje të rezultateve të testeve molekulare për gjendjen e dy lojtarëve të tij. Nëse Hazard nuk përben ndonjë shqetësim madhor për Realin, një mungesë e mundshme e portierit Tibo Kurtua nuk do të ishte pak për “Los Blancos”.

Portieri i kombëtares belge ka qenë një nga pikat më të forta të Realit në këtë sezon dhe trajneri Ançeloti nuk do të dëshironte të humbiste atë. Të dy lojtarët kanë qenë në kontakt me shokun e tyre De Brujne, ndaj gjithçka do të varet nga analizat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME