Categories Politike

Anti-informaliteti/ ‘E ka pësuar makina jote…’, Rama komentuesit: Tani po i japim më shumë gaz makinës së shtetit

Pas postimit të kryeministrit Rama në rrjetet sociale ku publikonte një tjetër rast të bllokimit të një pike karburanti në saj të aksionit anti-informalitet, kanë qenë të shumta komentet që i janë adresuar atij.

Një komentues i ka shkruar duke e pyetur nëse aksioni anti-informalitet vjen në shenjë ‘hakmarrje’ nga kryeministri Rama për shkak se mund t’i jetë prishur makina nga karburanti jocilësor. Por kaq është dashur që kryeministri t’i përgjigjet duke i thënë se makinës nuk di t’i japë, por tregon pse po i japin me shumë gaz makinës së shtetit siç shkruan ai.

Komentuesi: Me duket se makina jote e ka pësuar kësaj rradhë se ska mundësi se po merr këtë nismë. Gjithsesi shpresoj ti kontrollosh të gjithë pa dallime.

RamaUne s’di t’i jap makinës kështu qe nuk e ndjej ca pëson makina.. Po kjo nuk është një përpjekje qe po fillon tani, megjithëse njeriu harron shpejt dhe shumëkush e ka harruar ca katrahure totale ka qene ky vend ca vite përpara!

Tani thjesht po i japim me shume gaz ne këtë drejtim makinës se shtetit. Do thuash ti po pse tani e jo përpara me kaq gaz? Sepse nuk bëhen dot te gjitha menjehere vella. Përqaf”

Kujtojmë se aksioni anti-informalitet është shtrirë në të gjithë vendin tonë dhe një nga sektorët që po kontrollohet rreptësisht është ai i furnizimit me karburant. Nga ky aksion janë bllokuar dhe janë gjobitur shumë pika karburanti nga më të mëdhatë si ajo e ‘Gega Oil’ ku në Porto Romano iu bllokuan disa ton karburant pa akcizë dhe u dënua me 350 mijë euro gjobë.

Po ashtu një ditë më parë ministrja e Energjitikës, deklaroi se në Porto Romano do të ngrihet një laborator kontrolli për cilësinë e karburantit. Ndër të tjera ministrja deklaroi se cilësia e karburantit dhe shkeljet do të konsiderohen të njëjta me evazionin fiskal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME