Categories Lajme

Anti-informaliteti me dorë të hekurt/ Mbyllet Diamond Coffe Store! Braçe: Po rrënojnë veten

‘Diamond Coffe Store’ është mbyllur ditën e djeshme në kuadër të aksionit anti-informalitet që po vijon me dorë të hekurt ndaj të gjithë bizneseve që kryejnë shkelje. Lajmin e ka bërë të ditur, zv.kryeministri Erion Braçe i cili me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se Diamond Coffe Store e ka pësuar pasi është kapur për herë të dytë në tre muaj pa dokumentuar shitjet me kupon tatimor.

Edhe pse ky biznes është ndër më të frekuentuarit në kryeqytet, përsëri kjo nuk ka vlejtur që të vijojë punën konfrom rregullave dhe sipas ligjit.

Ndërkohë Braçe njofton se anti-informaliteti ka ‘goditur’ edhe në zonën e Rinasit ku është mbyllur një Restorant një ‘Fast Food’ si dhe një pikë ku jepeshin makina me qira.

“Nuk do falet askush! Informaliteti eshte pabarazi!

Po si ka mundesi;

Ke nje superbiznes, ne bash te vendit, ne trotuar e pa pyetur qe e ke zene, plot e perplot me njerez qe konsumojne mengjes, dreke e darke;

Te paralajmerojme, pastaj te gjejme pa kupon, gjobitesh e lajmerohesh se heren tjeter mbyllesh dhe, VIJON SERISH PA KUPON?! Diamond Coffe Store u mbyll sot pasi u kap per here te dyte ne tre muaj, pa dokumentuar shitjet e tij me kupon tatimor!

Per cilindo qe sfidon ka ligj! Nderkohe rreth e rrotull Rinasit, restorant, fast food e deri kompani te dhenies se makinave me qira, nuk kishin licensa fare, jo me kupon! U MBYLLEN!

Nuk ka me asnje kuptim; Ca licensohen e paguajne cdo detyrim ndaj shtetit dhe, disa te tjere vec fitojne ne kurriz te shtetit dhe konkurenteve.

Po shkaterrojne tregun,  por po rrenojne veten!

Vijojme! Cdo dite per ligjahmerine!” shkruan Braçe.

Disa ditë më parë aksioni anti informalitet mbyll ‘Iluminatium’ një nga restorantet më luksoze në afërsi të Tiranës. Po ashtu pak kohë më parë në saj të këtij aksioni u mbyll edhe  The Code në kryeqytet, një prej bareve më të frekuentuara. Ndërsa nga ky aksion u gjobitën edhe dy nga clubet më të njohura Cavaliero dhe LoliPop.

Aksioni anti-infromalitet për gjatë gjithë verës ka vepruar me dorë të hekurt ndaj të gjithë bizneseve që kryen shkelje ku u mbyllën dhe u gjobitën qindra biznese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME