Categories Lajme

Anti-informaliteti te Call Center dhe fasoneritë/ Tatimet: Mbi 13 mijë punonjës paguhen nën mesatare

Dy janë sektorët që do të jenë në fokus të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për dy muajit e ardhshëm. Fasoneria dhe call center, pasi nga analizat e riskut të bëra, rezulton që kanë punonjës të padeklaruara dhe paga nën mesatare. Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit të rezultateve të operacionit antiinformalitet, u shpreh se janë mbi 13 mijë punonjës që nënpaguhen.

“Vetëm në dy javët e para të këtij muaji janë kryer 1,334 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 239 shkelje të legjislacionit tatimor. 13 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, 33 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë), 29 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 20 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 9 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore biznes i madh. 14 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 16 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.60 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor”.

Ibrahimaj ka bërë publike edhe rezultatet për muajin tetor, ku shkeljet janë konstatuar për shkaqe të ndryshme. “Rezultojnë 292 tatimpagues të regjistruar si Call Center, ku ndër të tjera 61 tatimpagues nuk kane asnjë të punësuar dhe 130 të tjerë kanë të punësuar 1 deri në 10 punonjës. Rezultojnë 669 tatimpagues të regjistruar në fushën e Fasonerisë  ku 21 tatimpagues nuk kane asnjë të punësuar.Nga analiza e riskut mbi nivelin e pagave, janë identifikuar 7200 punëdhënës që nëndeklarojnë pagat e punonjësve të disa profesioneve të mirëpaguara dhe 13400 individë që ndikohen nga kjo, edhe për të ardhmen e tyre”.

Në total që nga fillimi i aksionit në korrik e deri më tani janë kryer rreth 8 mijë kontrolle, dhe shkalla e informaliteti ka rezultuar në 40%. Ibrahimaj po ashtu ka deklaruar se është propozuar që në ligjin e procedurave tatimore të shtohet pika që bizneset që janë kapur në shkelje për mos leshim të kuponit hera e dytë do ju bllokohet aktiviteti deri në pagim të detyrimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME