Categories Lajme

‘Anti-KÇK’, njësi policore kundër krimit e terrorizmit! Përgjime pa vendim gjykate, do u shemben vilat e konfiskuara

Njësia do të hetojë 91 krime të parashikuara në Kodin Penal, nga vjedhja me armë, tek droga, grupi i strukturuar kriminal, vrasja, falsifikimet, plagosja, rrëmbimi, prostitucioni, terrorizmi, korrupsioni i çdo zyrtari publik e deri tek krimi zgjedhor.Struktura policore ka të drejtë të nisë hetim pasuror për individët që dyshojnë se niveli i jetesës nuk mbulohet nga të ardhurat. Pjesë e hetimit do të jenë bashkëshorti, fëmijët, bashkëjetuesi mbi 5 vjet, si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë lidhje pasurie.  Do të goditen dhe do të shpallen të paligjshme edhe kalimet fiktive të pasurive tek të afërm apo persona të tretë.Ky ligj përfshin edhe të drejtën e policisë të kryejë përgjime parandaluese, si dhe të drejtën që përgjatë 24 orëve në kompanitë telefonike të kenë akses për të kontrolluar komunikimet përfshi dhe lidhjet e internetit. Të gjitha këto do të bëhen pa miratimin e prokurorit apo gjykatës.

Çdo përgjim në vende publike, gjetja e individit përmes pajisjeve të veçanta (GPS), kontroll fizik i personave, kontrolli i vendeve publike, ose subjekteve shtetërore, vëzhgime sekrete të personave në vende të ndryshme do të kryhet vetëm me miratimin e policisë vendore ose me nismën vetjake të oficerit të policisë, me gradën nënkomisar e lart. Ndërsa kontrolli banesës do të bëhet vetëm me miratimin e prokurorit.Struktura Anti- KÇK do të ketë të drejtën të kufizojë lirinë e individit jo vetëm duke e ndaluar të dalë jashtë shtetit apo t’i bllokojë pasaportën, por edhe t’i kufizojë lëvizjen brenda një territori të caktuar brenda qytetit ku ai jeton. Por edhe më tej, duke i vendosur perimetër lëvizjeve dhe ndalesa në zona të caktuara në qytet. Ky urdhër do të vlerësohet nga prokuroria dhe jo nga gjykata. Policia mund të marrë çdo informacion privat si llogari bankare, gjendje civile, prona, aksione biznesi, çdo gjë e dhënë tjetër nga subjekete private ose shtetërore, pa leje të prokurorit apo gjykatës.

Njësia speciale njohur si OFL (Operacioni Forca e Ligjit) do të ndalojë eksponentët e krimit të përdorin automjete të blinduara, armë zjarri, pajisje komunikimi radio dhënës marrëse, radar, programet kompjuterike, syze për shikim gjatë natës, veshje antiplumb, si dhe lëndët pirroteknike.Projektligji parashikon ngritjen e një strukture të re brenda Policisë së Shtetit, e cila do të quhet Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe do të ketë varësi direkte nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Kjo drejtori, bashkë me Drejtorinë e Antiterrorit do të jenë dy strukturat përgjegjëse për zbatimin e çdo dispozite që ngarkon Policinë e shtetit në këtë ligj. Të dyja drejtoritë do të ushtrojnë funksionet e tyre në një godinë të përbashkët të posaçme vetëm në funksion të tyre. Në varësi të drejtpërdrejtë të tyre, në 12 drejtoritë vendore të policisë do të ngrihen drejtoritë rajonale kundër krimit të organizuar dhe antiterrorist.Ky ligj do të jetë i përkoshëm deri në krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.(Kliko KETU) Draft-Ligji i plotë anti KÇK

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME