Categories Politike

“Ul palët në dialog”, Meta i përgjigjet Majkos: Çfarë kam kërkuar deri tani? Dele-deputetët i kam respektuar më shumë seç duhet

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ministrit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili tha sot se ai duhet të thërrasë palët në dialog dhe jo të bëjë thirrje për mitingje.

Në një prononcim për media nga Presidenca, Meta tha se ka dy vjet që i thërret palët në dialog, ndaj dhe tashmë, sipas tij, zgjidhja e vetme ka mbetur referendumi.

“Thirrje për dialog? Po çfarë kam bërë prej dy vitesh. Zgjidhja është vetëm referendumi, nuk ka zgjidhje tjetër në Shqipëri. Mos mbani shpresat tek askush, vetëm te referendumi dhe te vota juaj, çdo gjë tjetër është të shikoni si vendi bie gjithnjë e më tepër drejt dëshpërimit e greminës”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij nga PS, Meta tha se “me dele-deputetët nuk kam asnjë shqetësim, i kam respektuar më shumë sec duhet. Të gjithë atje më 8 dhjetor, në orën 12:00, të gjithë me flamuj kombëtar, asnjë nuk lejohet me flamuj partiakë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME