Categories Lajme

Taksa e banesës, UKT: Nga dhjetori në faturën e ujit

Duke filluar nga muaji dhjetor i këtij viti, në faturën e ujit do të përfshihet edhe taksa e banesës. Ky vendim duhet të hynte në fuqi që në muajin prill por afati u shty për disa muaj me radhë për shkak të procesit të vetë-deklarimit.Pas vendimit të Këshillit të Ministrave, qytetarëve iu la kohë për të bërë vetë-deklarimin për të dhënat e banesës së tyre, dhe për të nxjerrë më pas edhe vlerën e taksës që një qytetar duhet të paguajë.Taksa e ndërtesës llogaritet jo thjesht në bazë të sipërfaqes si deri tani, por në bazë të vlerës së saj. “Në rast se sipërfaqja e banesës është 80 m2, dhe çmimi vlerësues është 7.000.000 lekë; atëherë kjo shifër shumëzohet me 0.05% dhe rezulton që qytetari duhet të paguajë 3.500 lekë në vit ose rreth 290 lekë në muaj”.Deri tani janë rreth 90 mijë abonentë familjarë që e kanë kryer vetë-deklarimin në pikat e UKT. Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se për banesat që nuk arrihet të përcaktohet sipërfaqja, do të aplikohen vlerat referuese. Për ndërtesat e ndërtuara pas vitit 1993, do të merret një çmim I përafërt me një ndërtesë me sipërfaqe  100 metra2, ndërsa ndërtesat e ndërtuara para këtij viti do të vlerësohen me 70 metër2.Pas disa shtyrjesh për shkak se qytetarët nuk kishin deklaruar të dhënat e banesës, UKT ka njoftuar se në faturën e muajit dhjetor që paguhet në janar 2020 do të përfshihet edhe taksa e ndërtesës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME