Categories Lajme

Anullohet shitja e Syrit të Kaltër, Parku i Drilonit del në ankand për 170 mijë lekë

Pas publikimit nga “Gazeta Shqip”, të kontratës për dhënien me qira të kabinave të drurit, tek Syri i Kaltër, Ministria e Financave ka pezulluar procedurat. Vlera minimale e ofertave ishte 72 mijë e 500 lekë në muaj, rreth 600 euro, e konsideruar si një shumë mjaft e ulët duke pasur parasysh preferencat për këtë pikë turistike, me një fluks shumë të lartë frekuentimi. Me një qira të tillë në Tiranë merret një dyqan i vogël, i dorës së dytë apo të tretë, në periferi.

Por ndërkohë, Top Channel ka mësuar se për dhënien me qira të kësaj prone shtetërore ka dhënë lejen edhe Ministria e Mjedisit, ndërsa ministri Klosi, i pyetur nga mediat e quajti ankandin “anomali i institucioneve”. Prej 20 vitesh këto kabina jepen me qira me një çmim edhe më qesharak, prej vetëm 15 mijë lekësh në muaj, ndërkohë “Albtourist TO”, shoqëria shtetërore që administraton, ka katër vite që është në vështirësi financiare, madje po kaq vite punonjësit e saj kanë që nuk marrin rrogat.

Ankandi për Syrin e Kaltër është anulluar por ndërkohë një tjetër pronë e ngjashme shumë herë më e madhe brenada zonave të mbrojtura, kërkohet të jepet me qira të ulët. Bëhet fjalë për 2500 metra katror toke, në Parkun e Drilonit, në Tushemisht të Pogradecit. Sipas dokumentit të njoftimit, vlera dysheme për detyrimin e qirasë është 172,600 lekë në muaj, ndërkohë që mbi 1800 metra katror të pronës janë funksionale për ushtrimin e veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit. Edhe në këtë rast Ministria e Mjedisit ka dhënë miratimin e saj. Në njoftimin e APP thuhet se, dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim përdorimin e saj për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, të cilat gjenerojnë të ardhura për shoqërinë dhe nxisin rritjen e punësimit dhe investimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME