Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përmbyset tek ‘Kthesa e Pishkashit’, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një tjetër aksident është regjistruar sot në një nga rrugët e vendit. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në aksin Librazhd-Përrenjas dhe është përmbysur, ku për pasojë dy persona janë plagosur. Ngjarja në fjalë ndodhi në vendin e quajtur “Kthesat e Pishkashit”. Të plagosurit, shoferi dhe pasagjeri, identiteti i të cilëve nuk dihet, janë transportuar në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit (me targa AA158UN), duke bërë që shoferi të humbasë kontrollin e tij. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME