Categories Showbiz

Anxhela Peristeri rrëfen pasi u infektua me Covid

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka folur për pjesëmarrjen e saj në “Festivalin e Këngës” me këngën “Karma”. Ajo është shprehur se ka besim të madh se do fitojë dhe do shkojë në Eurovizion. Anxhela gjithashtu ka folur edhe për eksperiencën e saj kur u infektua me koronavirus. Këngëtarja bëri testin në aeroportin e Athinës në Greqi dhe pas 24 orëve mori përgjigjen se kishte dalë pozitive. Ajo qëndroi 14 vitë në një hotel covid, ku nuk kishte mundësi as të dilte nga dera e dhomës sepse i gjithë hoteli ishte i monitoruar nga kamera online.

Rudina Magjistari: Me covidin si i ke punët?

Anxhela Peristeri: Covidin e kam kaluar.

Rudina Magjistari: Më trego pak si ka qenë historia jote e covidit?

Anxhela Peristeri: E kalova lehtë covidin, u tregua i mirë me mua, por kjo nuk do të thotë që tregohet me të gjithë, kështu që vigjilenca duhet të jetë shumë e madhe. Unë e zbulova në Greqi që kisha covid, testi që bëra në aeroport rezultoi pozitiv. Isha në aeroportin e Athinës dhe pas 24 orëve më morën në telefon dhe më njoftuan që isha pozitiv me Covid-19.  Më dërguan direkt doktorin për të më vizituar dhe jam dërguar në një hotel covid duke qenë se isha asimptomatike.

Kam bërë një karantinë 14 ditore, thjesht mendoja inshallah jam mirë sepse kur merr vesh që je me covid fillon të kesh ankth dhe stres obobo çfarë do ndodhë dhe sugjeroj të gjithë njerëzit që janë me covid të mos stresohen sepse stresi luan një rol shumë të keq në këtë sëmundje.

Pavarësisht se unë kam shumë shoqëri në Selanik sepse kam jetuar atje, nuk lejohej të dilje as në korridor, rrije vetëm në dhomë. I gjithë hoteli ishte me kamera online nga shteti dhe të vinte ushqimi 3 herë në ditë jashtë derës. Kisha televizorin dhe telefonin, kushtet ishin shumë të mira dhe ushqimi ishte shumë i mirë, çdo gjë ishte optimale, thjesht mbyllja. Kur fitova lirinë u ktheva direkt në Shqipëri sepse shteti grek ishte futur në izolim total.

Rudina Magjistari: Shkove në Greqi, bërë dy javë karantinë dhe u ktheve prap. Anxhela Peristeri: Po madje kam ardhur me makinë diplomatike deri në kufi sepse nga Selaniku nuk lejoheshin të kalonin makina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME