Categories Lajme

Si të Përdorni Eukaliptin Për Shëndetin e Mirë Të Mushkërive

Shqiptarët janë njohur me pemën e eukaliptit në vitet 60-70. Asokohë, kjo pemë me lule me ngjyra të ndezura përdorej për dekorimin e hapësirave publike. Megjithatë, eukalipti ofron vlera të jashtëzakonshme që shkojnë përtej dekorimit. Gjethet e eukaliptit munden të çlirojnë një vaj esencial me shumë vlera për organizmin. Disa prej vlerave më të mira shëndetësore të eukaliptit përfshijnë: përmirësimin e sistemit të frymëmarrjes, forcimin e imunitetit, uljen e ankthit, shkatërrimin e viruseve, baktereve dhe inflamacionin. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për vlerat specifike të eukaliptit për shëndetin e mushkërive.

Shpërbën Sekrecionet Eukalipti luan rolin e barnave që synojnë të çlirojnë mushkëritë nga sekrecionet dhe substancat e huaja që akumulohen në to. Ai i pastron mushkëritë dhe nxjerr prej tyre sekrecionet që nuk dalin dot. Sekrecionet bëhen më të holla dhe shpërbëhen imtësisht duke dalë më lehtë nga sistemi i frymëmarrjes.

Antioksidantët Të gjitha nënproduktet e eukaliptit janë të pasur me antioksidantë, të cilët i vijnë në ndihmë imunitetit. Ekspertët kinezë kanë arritur në konkluzionin se vaji i eukaliptit përmban shumë antioksidantë të cilët parandalojnë të ftohurën, gripin, kollën dhe shumë sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Kundër Acarimeve Të Rrugëve Të Frymëmarrjes  Vaji esencial i eukaliptit ka aftësinë të ulë enjtjet dhe largojë skuqjet e fytit gjatë të ftohurës dhe gripit. Shkencëtarët spanjollë argumentojnë se vaji esencial është efikas kundër këtyre acarimeve sepse ndalon prodhimin e oksidit nitrik.

Zhbllokimi i Hundëve Eukalipti arrin të zhbllokojë hundët e e zëna dhe të inflamuara si pasojë e sëmundjeve. Ai shpërbën sekrecionet dhe lehtëson frymëmarrjen.

Sëmundjet E Tjera Të Rrugëve Të Frymëmarrjes Eukalipti mund të shërojë të ftohurën, të luftojë simptomat e gripit apo azmës. Ai është efikas kundër bronshitit, pneumonisë, tuberkulozit dhe sinozitit.

Terapia E Aromave  Eukalipti dhe vaji esencial i tij mbron shëndetin e sistemit të frymëmarrjes edhe falë aromës qetësuese. Për më tepër, aroma që lëshon vaji esencial ka aftësinë pastruese të ajrit. Nëse nuk arrini të gjeni vajin esencial të eukaliptit, ju mund të shfrytëzoni mirësinë e tij nëpërmjet çajit.

Si Të Përgatisni Çajin E  Eukaliptit Në një filxhan qelqi hidhni gjysëm luge çaji me gjethe të thata eukalpiti. Më pas shtoni një filxhan me ujë të valuar. Mbulojeni filxhanin me kapak për 10 minuta, kullojeni dhe shtoni mjaltë. Pini 2-3 filxhanë në ditë për të marrë përfitimet maksimale./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME