Categories Lajme

APEL për të gjithë/ Kini KUJDES, konfirmohen tre raste vd.ek.jesh brenda 24 orëve, direkt te mjeku nëse keni…

Tre janë të vde.kurit deri tani në vend të cilët kanë humbur jetën pasi kanë shfaqur shenja gripi dhe temperaturë.  Situata është jo e zakonshme dhe kjo konfirmohet edhe nga specialistët. Silva Bino, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik konfirmon për newsbomb.al të tre rastet që kanë vdekur brenda 24 orëve, pa u dhënë mundësi mjekëve për ekzaminime. “Eshtë një fenomen që ka ndodhur shumë shpejt. Bëhet fjalë për datat 8 dhe 9 janar. Jemi në punë e sipër dhe po marrim simptomat për tre pacientët që kanë ndërruar jetë” thotë Bino për newsbomb.al. “Rasti i parë sikurse dihet, dhe për të cilin ka dyshim meningjit është rasti I djalit të uniformave blu. Ka dyshime të forta jo vetëm klinike por edhe në laburator, që ka dalë meningokok semi. Eshtë infeksion I rrymës së gjakut nga meningokoku, që merret me rrugë frymëmarrje dhe persona që kanë imunitet të dobët, sidomos të rritur mund të bëjnë meningokok semi. Në varësi të ngarkesës së bakterit ai mund të jetë vetëm në gjak dhe shakton dëmtime të tilla sa nuk arrin të prekë cipën e trurit. Se mund të shkaktojë dhe meningit. Dhe këto janë raste që kanë një vdekshmëri shumë të lartë. Pavarësisht ndihmës që mund të japësh apo çfarë bën, varet shumë nga momenti i ardhjes në spital. Shpeshherë njerëzit nuk e kuptojnë. Janë me temperaturë të lartë 40 dhe thonë se mund të jetë një grip dhe nuk shkojnë gjëkundi.

Veç këtij rasti, është edhe një rast tjetër. Për të cilin ne po hetojmë. Ka qenë në QSUT. Nuk ka të dhëna, nuk më është referuar si meningokok semi por e shoqja e të ndjerit, (për këtë rast po bëhet edhe autopsia), më erdhi dhe më takoi, duke qenë se personi ka vdekur për një kohë shumë të shkurtër, pa kapur as 24 orë, dhe duhet bërë patjeter autopsia. Sipas mjekes që e ka parë, nuk I është dukur meningokok semi. Unë sot kam folur me bashkëshorten e tij dhe njerëzit e shtëpisë, dhe nuk kam të dhëna. Duhet të punoj me autopsinë. Sepse të gjithë këta fillimisht janë ekzaminuar për grip, ndaj edhe duhet ta shohim. Ndërkohë familjarëve u kam dhënë profilaksikë. Rasti i tretë është në Durrës dhe që ka vd.e.kur po njësoj, por që nuk ka të dhëna për meningokok semi. Po pavarësisht, duke qenë se ka pasur një klinikë të ngjashme, ne po i hetojmë të treja rastet. Dhe njerëzve që kanë qenë të afërm të tyre, u është dhënë profilaksi, në mënyrë që të mos kemi përhapje të mëtejshme. Kjo është situata deri tani”, tha ndër të tjera ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME