Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, është shprehur se është kundër burgosjes së politikanëve. Murrizi sugjeroi diçka tjetër: “Hiqu Facebook-un për 6 muaj, dhe këta vdesin nga infarkti”. “Këtyre nuk u duhet ministri tërmeti, u duhet një tërmet për ministrat që kanë bërë tërmet Shqipërinë”. “Nuk kënaqem që këta të shkojnë në burg, nuk jam tip që kënaqem me fatkeqësinë e tjetrit. Këta më mirë mos me i çu në burg se ne do t’i mbajmë me bukë, këta janë mësuar me barolo dhe karkaleca. Këtyre hiqu Facebookun, leri nja 6 muaj pa i bërë lajm dhe vdesin nga infarkti”, tha Murrizi.
Categories
Lajme
Deputeti Myslim Murrizi gjen ‘ilaçin’: Të mos i fusim në bu.rg politikanët se i mbajmë me bukë, ja zgjidhja
