Categories Lifestyle

Dimri është stina më e mirë për të humbur në peshë, por ja si ta bëni

Në dimër, ditët janë më të ftohta dhe të shkurtra. Kjo nënkupton se njeriu kalon më shumë kohë në ambiente të brendshme duke qenë i predispozuar ndaj shtimit në peshë. Megjithatë, studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se dimri është stina më e mirë për të humbur në peshë. Mesa duket, i ftohti ju ndihmon të dobësoheni e të eliminoni kilogramët e tepërt pa shumë përpjekje.

Faktori I Yndyrnave Të Kafenjta

Disa studime, të cilve u referohet AgroWeb.org, tregojnë se temperaturat e ftohta aktivizojnë depozitat e yndyrnave të kafenjta që konsiderohen të mira. Këto yndyrna ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori dhe të eliminoni yndyrnat e bardha e të dëmshme nga trupi. Me fjalë të tjera, trupi përdor më shumë energji dhe kalori në dimër se në verë. Ekspertët thonë se ndjesia e të ftohtit mund të rrisë ritmin e djegies së kalorive nga 3 në 30 përqind. Një studim tjetër ka zbuluar fakte që tregojnë se ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta mund të transformojë llojet e yndyrnave në trup dhe potencialisht të djegë yndyrnat e tepërta.

Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët vunë re transformimin e qelizave staminale si në temperaturë normale ashtu edhe në temperaturë të ftohtë. Ata zbuluan se në temperaturë të ulët, këto qeliza formojnë një lloj yndyrne të njohur si yndyrna e kafenjtë.  Ajo e nxit trupin të djegë më shumë kalori për të ngrohur dhe të eliminojë dhjamin e tepërt. I ftohti stimulon çlirimin e dy hormoneve që përshpejtojnë ritmin e djegjes së energjisë nga qelizat e yndyrnave të kafenjta. Kjo është një nga arsyet përse dimri duhet të jetë stina kur mund të filloni një regjim të shëndetshëm ushqimor dhe një stil jetese të shëndetshme. Sigurisht, duke evituar motin tepër të acartë, mund të bëni ecje në natyrë në orët pak më të ngrohta të ditës Kujdes duhet të tregojnë të moshuarit dhe ata që vuajnë nga tensioni apo zemra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME