Categories Lajme

Apeli lë në qeli përjetë vrasësin e 17-vjeçares Griselda Gjikola

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Robert Përpepajn. Ai akuzohet për vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjikolës, në vitin 2018. Robert Përpepaj, që vazhdon të jetë në arrati kishte kërkuar në Gjykatën e Apelit që të ndryshohet cilësimi i veprës penale nga vrasje në rrethana cilësuese, në vrasje nga pakujdesia. Por kjo kërkesë u rrëzua.

Përmbledhje e ngjarjes: Robert Përpepajn ekzekutoi me dy plumba 17-vjeçaren Griselda Gjikola, mbrëmjen e 28 Dhjetorit të 2018 në zonën e Laprakës. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Ronald Muzhaqi është dënuar më 23 vite heqje lirie. Përpepaj u dënua në mungesë dhe është i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai e përndiqte të renë prej kohësh duke iu kthyer asaj në një shqetësim serioz, sa i mori edhe jetën. Mbrëmjen kur humbi jetën, Griselda së bashku me një shoqe, të fejuarin dhe mikun e tij Erion Benga ishin duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës.

Rreth orës 18:00 ata kanë dalë nga bar kafeja dhe kanë hipur në makinë për t’u larguar, por papritur dy persona i prenë rrugën dhe nisën të godasin automjetin. Erion Benga që drejtonte automjetin tentoi të largohej me shpejtësi, por për fat të keq brenda pak sekondash, Përpepaj doli në anën e majtë të makinës dhe qëlloi me dy plumba në kokë 17-vjeçaren Griselda Gjikolën. I plagosur në këtë ngjarje mbeti edhe Bengaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME