Categories Lajme

Përleshen shpërndarësit e ushqimeve, greku sulmon shqiptarin për një porosi

Një shqiptar dhe një grek, të dy punonjës në një restorant në Athinë janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen, ku mediat greke raportojnë se protagonistët janë greku 43 vjeç dhe kolegu i tij shqiptar, 33 vjeç. Ata punojnë të dy si shpërndarës ushqimesh dhe sherri për një porosi agravoi në përleshje fizike. 43-vjeçari grek sulmoi me thikë shqiptarin, madje duke e ndjekur atë edhe jashtë lokalit. Skena ka tronditur klientët, por edhe kalimtarët në rrugë.

Policia bën të ditur se sherri nisi brenda lidhur me shpërndarjen e një porosie, ku autori fillimisht ka goditur me lugë viktimën. Gjatë përleshjes dhe daljes nga lokali, autori ka përdorur një thikë shtëpiake, të cilën e ka marrë nga një tavolinë dhe e ka kthyer në drejtim të viktimës, duke tentuar shumë herë ta godasë në bark dhe në qafë.

Në dëshminë e tij dhënë përpara hetuesve, shpërndarësi 33-vjeçar shqiptar ka deklaruar si më poshtë: “Kam katër vite që punoj si shpërndarës në këtë lokal. Sot dhe rreth orës 14:00 teksa po flisja me autorin për një porosi, u grindëm, pasi nuk ishim dakord se kush do ta bënte shpërndarjen. Teksa po grindeshim, ai më hodhi një lugë dhe më shkaktoi plagë në buzën e sipërme. Pastaj unë ia ktheva me grusht. Menjëherë pasi e shoh duke mbajtur një thikë në dorë dhe ai fillon të përpiqet të më godasë në bark.

E ndalova sepse e kapa për dore. Ai u përpoq të më godiste shumë herë. Ka tentuar më shumë se 20 herë. Edhe kur u ndamë, ai donte të më sulmonte me thikë. Në një moment të tjerët u shmangën nga ne u trembën dhe u larguan dhe ai më sulmoi përsëri dhe tentoi të më godiste në qafë dhe në bark. E pengova sërish dhe më pas më goditi në shpinë. Thika që ai mbante ishte e mprehtë. Pastaj na ndanë sërish derisa erdhi policia. Gjithçka zgjati më shumë se një çerek ore,” i tha ai policisë.

Nga ana tjetër, greku e ka përshkruar shqiptarin me sjellje negative dhe se nuk kishte qëllim ta vriste. Sakaq, 33-vjeçari është dërguar në spital për të marrë mjekim.ABC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME