Categories Lifestyle

APF reportazh për shqiptarin që bën tatuazhe brenda bunkerit të komunizmit

“Në mesin e një lloj stepe në Shqipërinë e veriut, një bunker i vogël betoni shihet në horizont. Është pikërisht ‘studioja’ e Keqit, një artist dikur i dënuar, që e ka shndërruar atë në një dyqan tatuazhesh”.

Kështu e nis agjencia franceze e lajmeve “AFP” reportazhin e saj, që ka në qendër një 53-vjeçar shqiptar, që i ka dhënë jetë një biznesi në një bunker të braktisur të kohës së komunizmit.

“Hera e parë që bëra një tatuazh ishte në burg. Ndoshta në vitin 1992-1993. Më pas fillova të mësoja dhe e bëra për disa persona, edhe për veten time”, tha Keqi Marku.

Brenda bunkerit, artisti i tatuazheve që njihet nga të gjithë si Keqi, skicon vizatimet që i shndërron më pas në tatuazhe te klientët e tij.

“Ai, shkruan AFP, u largua nga Shqipëria drejt Nju Jorkut kur ishte 18 vjeç, vetëm disa muaj pas vdekjes së Enver Hoxhës, regjimi i të cilit ndërtoi 700 mijë bunkerë në të gjithë vendin. Kur u kthye në Koplik, në vitin 1997, ai bleu një copë tokë, e në të qëlloi edhe një bunker i vogël”.

“Ai bunker është ndërtuar në vitet 1970. U ndërtuan për mbrojtje… Kur u ktheva, u deportova më saktë, bleva tokën dhe bunkeri qëlloi të ishte aty. Ndaj vendosa të bëja diçka me të, ta përdorja për të bërë tatuazhe. I kisha mjetet dhe kështu hapa një lloj dyqani për tatuazhe për miqtë në fillim”, tha Keqi Marku.

Nga koha e tij në burg, në SHBA, ai kujton:

“Isha në vendin e gabuar, në kohën e gabuar”, thotë Keqi.

Dizajnet e zakonshme të Keqit kanë tërhequr tashmë jo pak klientë shqiptarë, por edhe turistë të huaj, që për rreth 30 euro zgjedhin të bëjnë një tatuazh në një vend aspak të zakonshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME