Italia dhe Izraeli janë bërë së bashku kundër pandemisë, Universiteti Katolik i Zemrës së Shenjtë dhe Akademia e Inxhinierisë Afeka në Tel Aviv dhe Poliklinikën Gemelli në Romë dhe Qendrën Mjekësore Rabin në Tel Aviv po zhvillojnë një aplikacion i cili do të lejojë të diagnostikojë paraprakisht pacientët që dyshohen për infeksion. Teknologjia në fjalë bazohet në përpunimin e zërit dhe inteligjencën artificiale. Aplikacionin pasi të përfundojë mund ta shkarkojnë të gjithë dhe përmes analizës së zërit, kollës dhe frymës, do të jetë në gjendje të identifikojë pacientët e infektuar. Kjo teknologji do të optimizonte procesin e diagnostikimit, veçanërisht në mesin e asimptomatikëve, dhe duke kufizuar deri dhe ndërprerë zinxhirin e infeksionit. Të dy institutet kërkimore do të bashkëpunojnë përkatësisht me Poliklinikën Gemelli në Romë dhe me Qendrën Mjekësore Rabin në Tel Aviv për studime klinike.
Në këtë fazë ata po ndërtojnë një bazë të dhënash me mijëra mostra zëri, kollë dhe frymë nga pacientë të infektuar me pandemin, por edhe nga pacientë me grip sezonal, në mënyrë që të mund të shënojnë ndryshimet dhe të optimizojnë diagnozën e sistemit.Ata gjithashtu kanë paraqitur një kërkesë të përbashkët për financim në Bashkimin Europian dhe po përpiqen të krijojnë një konsorcium të vendeve që do të përfshihen në hulumtim.
